Veliaj nis fushatën për mandatin e tretë të Ramës: Do e sjellë vaksinën më shpejt në Shqipëri

Nga Exit News
Veliaj nis fushatën për mandatin e tretë të Ramës: Do e sjellë vaksinën më shpejt në Shqipëri

Një ditë pasi deklaroi se është shëruar nga Covid-19, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka nisur fushatën për mandatin e tretë të kryeministrit Rama.

një intervistë për Report TV-në, Veliaj tha se ai do të jetë në fushatë jo vetëm në vitin 2021, por që në vitin 2020 pasi ‘fushata bëhet përditë’.

‘Besoj se Rama dhe PS do të kenë një mandat të tretë sepse Shqipëria ka nevojë për një mandat të tretë të Edi Ramës.’

Veliaj përdori dhe pandeminë e Covid-19 për të treguar se Rama është lideri që ka miq personal shumë prej ‘kokave të botës’ dhe se do të mund të sjellë në Shqipëri shumë shpejt vaksinën anti-Covid:

‘Nëse një ditë do të dalë vaksina dhe do të ketë një garë mes kombeve, një lider si Rama do e sjellë më shumë shpejt vaksinën, se një tjetër që njeriu më i fortë dhe më i famshëm që njeh është kunati i tij.’

Po ashtu Veliaj tha se Rama me lidershipin e tij dhe njohjet siguori 3-fishin e fondeve që qeveria e Libanit siguroi pas shpërthimit të 4 gushtit:

‘Rama ngriti 3 fishin e fondeve, krahasuar me fondet e mbledhura në Liban, që do të thotë ka shumë rëndësi se kush e drejton një krizë.’

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>