Veliaj: PD-ja parti burrash të mllefosur, gëzon kur largon gratë

Nga Exit News
Veliaj: PD-ja parti burrash të mllefosur, gëzon kur largon gratë

Kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi sot se Partia Socialiste është një parti që e do dhe vlerëson figurën e gruas, në ndryshim nga Partia Demokratike, e cila po kthehet në ‘një parti burrash të mllefosur’.

Duke folur gjatë një takimi të Forumit të Gruas Socialiste, Veliaj e quajti PD-në ‘parti të lodhur’ e cila largon gratë:

“Ne sot krenohemi kur themi: “Edhe një [grua]”.

Kurse kundërshtari ynë thotë: Iku edhe një! Se iku Jozefina. Iku edhe një, se iku Majlinda Bregu.

Diferenca mes një partie demokratike dhe një partie të lodhur nuk është emri, por mentaliteti.

Në forcën tonë ka gëzim kur vjen edhe një. Në partinë e tyre ka gëzim kur ikën edhe një, kur edhe një grua tjetër largohet nga një parti që është kthyer në një tufë burrash të mllefosur.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>