Veliaj për përgjimet e Ndranghetas: Çudirat e Saliut për fushatë

Nga Exit News
Veliaj për përgjimet e Ndranghetas: Çudirat e Saliut për fushatë

Kryebashkiaku Veliaj i ka quajtur ‘çudira fushate’ përgjimet e dala nga antimafia italiane ku zbulohet lidhja e zyrtarëve të Bashkisë Tiranë e qeverisë Rama me grupin mafioz të ‘Ndrangheta-s.

Gjatë një vizite në Rrogozhinë, të shtunën, Veliaj u shpreh:

“Do dëgjoni në këtë fushatë çudira. Do dalin që kemi qenë shokë në çerdhe me Eskobarin. Do dalin lloj-lloj çudirash. Përca dhe sundo ka qenë strategjia e Saliut. I funksionoi në vitet ‘90”.

Deri më tani ky është reagimi i parë nga zyrtarët shqiptarë, sit ë përfolur në përgjimet e  ‘Ndrangheta-s.

Për të lexuar më shumë për përgjimet e grupit italian mafioz të ‘Ndrangheta-s, ku u zbulua lidhja e tyre me zyrtarë të Bashkisë Tiranë e qeverinë Rama për të fituar leje ndërtimi dhe tendera, klikoni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>