Veliaj përdor tërmetin si mundësi për propagandë

Nga Alice Elizabeth Taylor
Veliaj përdor tërmetin si mundësi për propagandë

Viktimat e tërmetit nuk e ndalën Kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj t’u shpërndante propagandë ndjekësve të tij në rrjetet sociale.

Pas tërmetit shkatërrimtar dhe qindra lëkundjeve që tronditën Shqipërinë gjatë ditëve të fundit, Veliaj përdori Instagramin për të postuar imazhe të punonjësve të Bashkisë në jelekë portokalli, teksa punonin fort në ndihmë të të mbijetuarve.

Një varg punonjësish shiheshin duke kaluar qese furnizimesh në pjesën e pasme të një furgoni të parkuar në qendër të Tiranës, i shoqëruar nga dixhiturat #TiranaSolidare dhe #AllForOne. Botimi ishte i datës 27 nëntor. Problemi është se ky duket të jetë foto nga një seri që Veliaj e ka përdorur edhe në disa raste të tjera fatkeqësish.

I njëjti imazh, për të cilin ai pretendon se ekipi i tij po punon për të ndihmuar viktimat e tërmetit të 26 nëntorit, u përdor më parë më 22 shtator pas një tërmeti tjetër të madh, por atëherë Veliaj pretendoi se ishte për “aktivitet fëmijësh”. Pak ditë më vonë, Veliaj pretendoi se ai kishte vendosur rekord rajonal në vlerësimin e dëmeve të tërmetit, të cilat ishin në kundërshtim me atë çka thonin ekspertët e huaj të intervistuar nga Exit.

Fotoja është e njëjta, por është përdorur si propagandë për të “provuar” ndihmat e Bashkisë në dy raste të ndryshme në harkun e dy muajve.

Një foto e dytë, botuar pas tërmetit të 26 nëntorit, tregon një punonjës që mban një qese me miell, sërish shfaqet si pjesë e të njëjtës seri fotografish si fotot e tjera.

Por kjo foto është identike me foto të postuara më 4 qershor, kur Veliaj pretendoi se po ngarkonin furnizimet për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti në Korçë.

Përveç faktit se fotot janë bërë në të njëjtën ditë, duken identike, kanë të njëjtin ndriçim, dhe në to janë të njëjtët njerëz, ato nuk duket se janë “shkrepur në veprim”. Këto pamje duket se janë të bërë enkas, duke pozuar, dhe janë duke u përdorur, të paktën në tre raste përgjatë pesë muajve për të treguar gjoja punën që Bashkia Tiranë po bën për të ndihmuar qytetarët.

Pyetja është, pse nuk publikojnë foto nga punët që po bëjnë, por riciklojnë stokun e fotove në mediat sociale?

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>