Veliaj premton falje të tarifës së hapsirës publike pas zgjedhjeve

Veliaj premton falje të tarifës së hapsirës publike pas zgjedhjeve

 

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, në një takim elektoral me disa biznese të Njësisë 5, ka premtuar një përsëritje të faljes së tarifës së hapsirës për bizneset.

Nëse hotelet nuk kanë pasur punë, çfarë tarife do paguajë? Nëse ti e mbyll lokalin në orën 20:00, pse duhet të paguash taksë për hapësirën publike?”, iu drejtua Veliaj të pranishmëve.

Nëse një masë e tillë duhet të ishte e pritshme për kompensimin e efekteve që masat kufizuese të qeverisë në kuadër të pandemisë kanë pasur te bizneset, z. Veliaj nxitoi ta paraqiste si një sakrificë të institucionit që drejton.

Z.Veliaj tha se vendimi do të hyjë në fuqi pas zgjedhjeve, për shkak se aktualisht nuk e lejon Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Në përpjekje propagandistike për të portretizuar veten si njeri punëtor, një refren i vazhdueshëm i ligjërimit të tij, ai nuk e kurseu as ironinë për vendimin e KQZ-së për ta gjobitur.

Ju e dini, unë edhe gjobitem kur bëj më shumë punë seç duhet! Nuk e di pse nuk ka gjoba për ata që flenë gjumë, ose për ata që ikin nga puna? Nuk ka gjoba për ata që çohen në orën 11:00, por për ata që punojnë më shumë seç duhet ka”, u shpreh Veliaj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>