Veliaj premton kartë studenti për në Evropë, kredi të buta në 2021

Nga Exit News
Veliaj premton kartë studenti për në Evropë, kredi të buta në 2021

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj u premtoi studentëve një kartë që do t’u leverdisë ta përdorin kudo që shkojnë në Evropë, si dhe kredi të buta për vitin 2021.

Këto janë dy nga pesë projektet e Veliajt për të ndihmuar studentët gjatë vitin 2021. Tre projektet e tjera të tij janë ndërtimi i akoma më tepër shkollave, bibliotekave dhe akademive të kodimit në kompjuter.

Veliaj ua prezantoi pesë prioritetet e tij për 2021 të dielën një grupi nxënësish gjjimnazi dhe studentësh universiteti.

“Mbështetja me kreditë e buta, shkollat e reja, karta e studentit, bibliotekat dhe akademitë e kodimit, janë pesë prioritetet e Bashkisë së Tiranës për të rinjtë për vitin 201”, u deklaroi ai.

Kryetari i Bashkisë shpejgoi përfitimet e kartës për studentërt në Shqipëri dhe lajmëroi se ai do t’i shtrijë këto përfitime në të gjithë Evropën e bashkuar gjatë vitit tjetër.

“Jemi në prag të firmosjes së marrëveshjes me Kartën Studentore Europiane, që automatikisht ajo të njihet edhe në vende te tjera. Duke bërë njësimin  me Kartën Studentore Europiane, ajo do vlejë kudo në Europë”, tha ai.

Mirëpo karta e studentit është një pikë e shumë diskutuar, ku studentët pretendojnë se ajo nuk plotëson kërkesat e tyre bazike.

Një investigim i Faktoje arriti në përfundimin se 80 përqind e studentëve nuk e kanë përdorur asnjëhere kartën. Investigimi gjeti se shumica e shërbimeve që ofron karta janë në kafene, estetikë dhe palestër. Vetëm 4 shërbime janë për në kancelari dhe librari. Në një krahasim të kartës së studentit në Shqipëri me atë evropiane, Faktoje gjeti se kjo e fundit u jepte studentëve mundësi të përfitonin nga shërbime bazike që u nevojiten atyre. 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>