Veliaj premton t’i vendosë rrugës emrin Klodian Rasha

Nga Exit News
Veliaj premton t’i vendosë rrugës emrin Klodian Rasha

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka thënë të martën se do i vendos emrin e Klodian Rashës rrugicës ku ai humbi jetën.

Gjatë një vizitë në një shtëpi që u rindërtua pas tërmetit, Veliaj tha se kërkesën ia kishte bërë i ati i Klodianit.

“Isha për vizitë ka qenë dhe kryeministri, ka kërku që t’i vëmë asaj rrugicës edhe emrin e djalit të tyre, dhe do e vendosin javës tjetër me vendim të këshilit bashkiak. I ati i tij tha dua të kaloj këtu përditë dhe ta shoh të me duket sikur po e takoj. Kështu flet ai që ndjen dhimbje ai pastaj që do për axhendë politike nxjerr kalajmtë e tjere. Ai që ka hall nuk do të shkatërroj qytetin. Ai thoshte, Qazimi, kur kam ardhur nga Dibra, e kisha endër me ardh në Tiranë, e kisha status që kisha ardhur në Tiranë, dhe si mund të shkatërroj unë një Tiranë”, tha Veliaj.

Veliaj akuzoi edhe opozitës se përdor fëmijët për t’i nxjerrë në protestë. 

“Këta të tjerët nuk e kanë problem, këta duan vetëm seber për sherr. Dhe pyetja që lind është pse nuk nxjerin fëmijët e tyre. Kalamjtë e mi thonë t’i dërgoj në Angli dhe në Holandë. Kalajmtë e shqiptarëve të luftojnë për post. Jemi në vitin 2020 dhe akoma duhet me marrë ambasat e huaja, amerikmane që t’i thonë paretive mos shkatërroni vendin tuaj”, tha kryebashkiaku.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>