Veliaj: PS nuk bashkëpunon me subjektet e OFL dhe të shkarkuarit e vetingut

Nga Exit News
Veliaj: PS nuk bashkëpunon me subjektet e OFL dhe të shkarkuarit e vetingut

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se PS nuk do të ketë bashkëpunim me subjektet të Operacionit Forca e Ligjit dhe magjistrantët e shkarkuar nga vetingu.

Gjatë një takimi në Farkë, Veliaj u shpreh se partitë politike që do të përdorin personat e mësipërm nuk do të fitojnë zgjedhjet.

“Kur vijnë zgjedhjet, disa parti që s’kanë as program, as din e iman, që s’kanë bërë ndonjë punë konkrete, do përdorin dhunën, subjektet e OFL-së dhe gjithë kontigjentin që nuk kaloi Vettingun, do na i sjellin edhe si kandidatë. Unë them se Farka është e qartë: Ne s’kemi punë me figura të OFL-së apo me njerëz që s’kanë kaluar Vettingun, e që duan të riciklohen me politikën e partive të pashpresa”

Veliaj u shpreh se PS do të bashkëpunojë me ata që kanë rezultat dhe për këtë arsye kanë krijuar një plaftormë online për propozime për deputet.

“Për herë të parë në Shqipëri, një parti politike ka krijuar edhe një platformë online për t’i dhënë mundësinë kujtdo që mendon se ka aftësinë apo vullnetin për të përfaqësuar një komunitet të caktuar në Kuvendin e Shqipërisë, të bëhet pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste, të cilat më pas do i nënshtrohen vlerësimit nga strukturat.”

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>