Veliaj si Rama: Arti të mbush edhe barkun, edhe shpirtin

Veliaj si Rama: Arti të mbush edhe barkun, edhe shpirtin

Kryebashkiaku Erion Veliaj përdor të njëjtat justifikime si kryeministri Rama, kur akuzohet se me fonde publike financon koncerte, teksa betohet se bashkia nuk ka para për ndërtim shkollash dhe objektesh kulturore.

Në maj 2016, kur kryeministri Rama u sulmua nga opinioni publik për shpërdorim fondesh publike, për rastin e dhënies me PPP të ndërtimit të stadiumit të ri kombëtar, Rama përgjigjej:

“Ka shumë njerëz që reagojnë keq kur shohin të çelet një muze i ri apo të ndërtohet një stadium i ri. Thonë ‘ne s’kemi bukë, ju bëni stadiume, muzeume, qendra qytetesh’.

Ky është një reagim i kuptueshëm kur vjen nga njerëz të varfër dhe të dëshpëruar, por pervers kur vjen nga njerëz të pasur, nga opozita.

Nuk ka asnjë provë në historinë e njerëzimit që shkretia kulturore ka sjellë më shumë bukë.

Të thuash njëherë buka, pastaj shpirti, pastaj mëndja, është një perversitet i madh politik sepse këto janë të gjitha gjëra që shkojnë bashkë.”

Sot, të njëjtin argument mbrojtës ka përdorur dhe Kryebashkiaku Veliaj për të hedhur poshtë akuzat se koncertet e 2-3 qershorit në Tiranë janë financuar në mënyrë indirekte nga fondet publike, përmes tenderëve të dyshimtë dhënë kompanive pranë Bashkisë Tiranë:

“Po të ishte ideja, skemi bukë të hamë, Bashkitë do të ishin furra të mëdha buke. Qytetet dhe njerëzit nuk jetojnë vetëm me bukë por edhe me art, edhe me kulturë, libra, me muzikë, gjelbërim, me sport.

Një Bashki e mirë jep ushqim për të gjitha këto. Nuk mjafton, që njerëzit vetëm të ngopen me bukë, duan dhe të pasurohen kulturalisht, mendërisht. Se duke bërë këto e kanë më kollaj edhe të gjejnë punë.

Një njeri i kultivuar e ka më kollaj të gjejë punë sesa një njeri që thotë dua vetëm bukë.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>