Veliaj tregon kantieret e ndërtimit nëpër Tiranë

Nga Exit News
Veliaj tregon kantieret e ndërtimit nëpër Tiranë

Kryebashkiaku Veliaj ka informuar të enjten qytetarët për projektet që bashkia ka nisur ose do të nisë brenda vitit 2020.

një intervistë për Report Tv, Veliaj deklaroi se në Tiranë ka disa kantiere ndërtimi.

Kështu ka nisur puna për rindërtimin e shtëpive individuale të shëmbura në tërmeti në Kashar dhe Baldushk dhe rindërtimi i 11 shkollave në Tiranë të dëmtuara nga tërmeti.

Veliaj tha se ka ‘një mega-kantier mespërmes Tiranës që lidh sheshin Skënderbej’, përgjatë rrugës së Durrësit për t’i lidhur me kanalizime tek Zogi i Zi.

Punime po bëhen dhe tek kopshi Zoologjik, ndërsa punimet për rindërtimin e Piramidës dhe kthimin e saj në një qendër kodimi për të rinjtë do të nisin në shtator.

Lidhur me projektin e Teatrit Kombëtar, Veliaj tha se deri në fund të gushtit duhet të jetë gati projekti.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>