Veliaj: U jam mirënjohës patronazhistëve tanë

Nga Exit News
Veliaj: U jam mirënjohës patronazhistëve tanë

Kreu i Bashkisë Erion Veliaj ishte të dielën së bashku me kryeministrin Edi Rama në një takim elektoral në Tiranë.

Veliaj tha gjatë fjalës së tij se është mirënjohës për “patronazhistët” e PS pasi sipas tij ata i shpjegojnë programin njerëzve.

“Fjala patronazhist, është bërë kryefjalë e këtyre ditëve, ne u jemi shumë mirënjohës të gjithë patronazhistët tanë, të cilët mundohen që të takojnë njerëzit të shpjegojnë programin dhe të tregojnë gjëra prej vërteti”, tha Veliaj.

Në media u publikua pak ditë më parë një database të dhënash të Partisë Socialiste, ku ishin të regjistruar të dhënat e  qytetarëve.

PS i kishte vendosur të gjithëve nga një “patronazhit” detyra e të cilit sipas këtij dokumenti ishte të evidentonte preferencat partiake të qytetarëve dhe t’i bindte ata për të votuar PS.

Sipas Lapsi.al i cili publikoi databasen, të dhanë janë marrë nga e-albania.

Qeveria e ka mohuar këtë dhe ka thënë se database të tilla përdorin të gjitha partitë. PS thotë se nuk i ka marrë nga e albania të dhënat.

Më herët dhe kryeministri Edi Rama falënderoi ‘patronazhistët”.

PD kërkoi hetim të rastit, po ashtu edhe Presidenti Ilir Meta i ka nisur një letër Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK) për të hetuar mbi denoncimin e bërë nga përfaqësuesi i PD-së, Enkelejd Alibeaj në lidhje me përdorimin e të dhënave personale për fushatë elektorale.

LEXO  Meta: Do dekretoj vetëm atë shumicë që do dalë nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme

Komisioneri për Mbrojtjen e të dhënave personale njoftoi se po shqyrton rastin e publikimit të të dhënave të qytetarëve nga portali e-Albania.

Agjensia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, AKSH, ka mohuar nxjerrjen e të dhënave personale të qytetarëve.

Gjashtë ditë më parë SPAK njoftoi se ka nisur hetimin për përdorimin e të dhënave.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme