Veliaj vazhdon akuzat ndaj Bashës: I ka marrë shtëpi sipërmarrësit Papuli përmes shantazhit

Nga Exit News
Veliaj vazhdon akuzat ndaj Bashës: I ka marrë shtëpi sipërmarrësit Papuli përmes shantazhit

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka vijuar me akuzat e forta ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha.

Gjatë një takimi elektoral në Petrelë, teksa fliste për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti, Veliaj u shpreh se Basha i ka marrë shtëpi sipërmarrësit Agron Papuli përmes gjobave:

“Është e vërtetë edhe ne i kemi marrë dy shtëpi Gol Papulit, jo vetëm Lulzim Basha. Por ka vetëm një diferencë: ne ia morëm dy shtëpitë për Afërditën dhe Mirelën që ngelën pa shpi, tjetër gjë ti marrësh për kunatin.

Kur je për popullin quhet sevap ose filantropi, kur jep për një parti politike, ose për kunatin, ajo quhet gjobë ose shantazh.”

Veliaj theksoi se qeveria socialiste ia merr taksat sipërmarrësve për t’i dhënë shërbime qytetarëve, ndërsa Basha për përfitime personale:

“Për të gjithë ata që duan të kuptojnë diferencën mes neve, është se ne ua marrim taksat për punë publike, tjetër kush i merr për kunatin dhe interesa personalë që nuk kanë lidhje me qytetarët.”

Një ditë më parë Erjon Veliaj i kërkoi dhe Prokurorisë së Posaçme (SPAK) të hetojë kryetarin e PD-së, Lulzim Basha dhe kunatin e tij në lidhje me gjobat që u vendosin bizneseve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>