Koçi Mitre, 61 vjeç ka plagosur me thikë vëllanë e tij më të vogël, P.Mitre, 59 vjeç, në Korçë.
Plagosja ka ardhur pas një sherri në një lokal në fshatin Liqenas në Pustec të Korçës, ku dy vëllezërit po qëndronin së bashku.
Sipas një raportimi nga Shqiptarja.com, diskutimet mes vëllezërve janë tensionuar.
Policia ka arrestuar autorin 61-vjçar, ndërkohë që vëllai i lënduar 59-vjeçar ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.
Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.