Vëllezërit e vrarë Haxhiaj të përfshirë në grabitjen në Rinas

Nga Exit News
Vëllezërit e vrarë Haxhiaj të përfshirë në grabitjen në Rinas

Një prej vrasësve të vëllezërve Haxhia, ka rrëfyer se dy vëllezërit kishin ndihmuar dhe strehuar një prej grabitësve të Rinasit më 9 prill 2019, ku u grabitën rreth 5 milionë euro.

Ata kishin dijeni dhe për vendin e fshehjes së parave dhe ky ka qenë një nga aryset kryesore të vrasjes së tyre.

Tashmë prokuroria ka lidhur dy dosjet, atë të vrasjes së vëllezerve Haxhiaj dhe atë të grabitjes së Rinasit, bashkë.

Prokurori dyshon se Besmir Haxhia mund të ketë luajtur rol tjetër edhe gjatë grabitjes në Rinas. Kjo pasi Besmir Haxhia ka qenë i dënuar më parë në Greqi me emrin e rremë Pëllumb Rusi. Ai ka vuajtur dënimin në burgun ku ndodhej edhe Admir Murataj, ideatori kryesor i grabitjes së Rinasit dhe i vrarë nga policia gjatë ndjekjes.

Përveç grabitjes së Rinasit, tani dihet me siguri se dy vrasësit e vëllezërve Haxhia, Altin Ndoci dhe Klevis Alla kanë vrarë më 2 mars dhe Anxhelo Avdian, 24 vjeç dhe Dorian Shkozën, 35 vjeç  po në Durrës.

Këto vrasje po ashtu, dyshohet se kanë lidhje me paratë e Rinasit, pasi mendohet se Dorian Shkoza ishte si një ndër personat që i kishte fshehur paratë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>