Në Bruksel u mbajt sot Konferenca e Donatorëve, ku vende të ndryshme nga BE-ja dhe jashtë saj, mblodhën mbi 450 milionë euro fonde për të ndihmuar Shqipërinë në rindërtimin nga pasojat që la tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Rreth 40 vende nga BE-ja, Azia, Afrika dhe Amerika ofruan ndihmë për vendin. Exit News sjell listën e fondeve të vëna në dispozicion:
- Komisioni Europian €115 milionë
- Franca €100 milionë (€60 milionë hua)
- Emiratet e Bashkuara Arabe €70 milionë
- Italia €65 milionë
- Turqia €45 milionë
- Gjermania €11 milionë
- Zvicra €9 milionë
- Suedia €5,6 milionë
- Katari €5 milionë
- SHBA €4,3 milionë
- Holanda €3 milionë
- Polonia €2,7 milionë
- Japonia €2,5 milionë
- Greqia €2,5 milionë
- Danimarka €2 milionë
- Serbia €2 milionë
- Britania e Madhe 1,89 milionë
- Kroacia €1 milion
- Austria €1 milion
- Norvegjia €2,5 milionë
- Mali i Zi €500 mijë
- Azerbajxhan €500 mijë
- Rumania €420 mijë
- Çekia €380 mijë
- Irlanda €300 mijë
- Finlanda €300 mijë
- Korea €300 mijë
- Sllovenia €300 mijë
- Kosova €250 mijë
- Sllovakia €250 mijë
- Hungaria €250 mijë
- Luksemburgu €250 mijë
- Bullgaria €100 mijë
- Maqedonia €97 mijë
- Bosnje e Hercegovina €50 mijë
- Lihtenshtajn €50 mijë
- Spanja €25 mijë
- Totali: €455 milionë.
Tërmeti i 26 nëntorit 2019 shkaktoi 51 viktima dhe një dëm prej rreth 900 milionë eurosh.