Vendet evropiane zgjasin karantinën kombëtare

Nga Exit News
Vendet evropiane zgjasin karantinën kombëtare

Gjermania, Greqia dhe Lituania kanë vendosur zgjatjen e karatinës kombëtare për shkak të numrit të lartë të rasteve të koronavirusit.

Gjermania vendosi shtyrjen e karantinës kombëtare deri në 20 dhjetor. Vendi vendosi më 2 nëntor karantinë kombëtare për 4 javë.

Të enjten, autoritetet shëndetësore raportuan se karantina do të qendrojë në fuqi derisa raporti i të infektuarve të ulet nga 140 persona për 100 mijë banorë, në 50 persona për 100 mijë banorë.

Kancelarja Merkel njoftoi edhe masat e reja si kufizimi i numrit të grumbullimeve, mbajtja e detyrueshme e maskës, ulja e numrit të klientëve në dyqan dhe mos hedhja e fishekzjarreve në natën e Vitit të Ri.

Greqia e zgjati karantinë. Kombëtare me një javë, deri në 5 dhjetor. Grekët nuk lejohen të dalin nga banesa nga ora 21:00 deri në 05:00, përveç se për arsye të domosdoshme si punë, shëndet, pazare të domosdoshme, ushtrime dhe ecje. Ata mund të marrin leje për të dalë përmes një mesazhi vetëdeklarues.

Lituania gjithashtu e ka zgjatur karantinën deri më 17 dhjetor, ndërsa kryeministri spanjoll po shqyrton kufizimin e festimeve të Krishtlindjes deri në 6 persona.

Vendi i vetëm që po lehtëson masat ndaluese ëshët Franca, pasi karantina kombëtare dha efekt në uljen e numrit të të infektuarve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>