Vendi përballet me vatra zjarri në Vlorë, Fier, Lushnjë dhe Kurbin

Vendi përballet me vatra zjarri në Vlorë, Fier, Lushnjë dhe Kurbin

Ditët e fundit vendi po përballet me disa vatra zjarri, të cilat kanë shkaktuar dëme me djegien e qindra hektarëve pyjesh e kullotash.

Sipas një raportimi nga Shqiptarja.com, ditët e fundit, zjarret kanë shkaktuar dëme të mëdha në Vlorë, Fier, Lushnjë dhe Kurbin.

Janë djegur mbi 120 ha kullota dhe pisha të buta në malin e Dukatit, 7 mije rrënjë ullinj në fshatin Zhejë të Kurbinit, ndërsa në fshatrat Lalar, Kraps dhe Gjorgoz janë djegur rreth 3 ha me pisha, rreth 300 rrënjë ullinj si dhe 500 metra me vreshta.

Zjarret kanë shkaktuar dëm të madh të madh për fermerët, të cilët kërkojnë të dëmshpërblehen.

Brenda muajit korrik vetëm në Bashkinë Lushnje u shënuan 10 vatra zjarri, shumica aksidentale, ndërsa në dy raste policia ka ndaluar dy persona për zjarrvënie të qëllimshme.

Një tjetër zjarr u aktivizua në Radhimë, që rrezikon të prekë banorët dhe biznesët e akoma një tjetër vatër u riaktivizua në Orikum.

Ndërkohë, në Karaburunë kanë zbarkuar të shuajnë zjarrin punonjësit e zonave te mbrojtura, të ndihmuar nga 40 ushtaar të reparteve të Poshnjes dhe Pashalimanit. Por, për shkak të terrenit të vështirë dhe mungesës së mjeteve, tentativa e shuarjes së flakëve u bë me mjete rrethanore. Deri tani raportohen të jenë djegur rreth 80 ha pyje, ndërkohë që ekziston frika se era do ta shtyjë zjarrin drejt Parkut të Mbrojtur të Llogarasë.

Zjarr ka rënë edhe në fshatin Vjosë në Fier, në një zonë me shkurre dhe me bar, ndërkohë që rrezikohen edhe ullishtet e edhe banesa, nëse zjarri përhapet. Në vend kanë shkuar zjarrëfikset e Fierit dhe Patosit.

Vetë rrethinat e qytetit të Fierit kanë qënë të përfshira nga flakët 4 ditët e fundit, të cilat u raportua se e kishin zanafillën nga diegia e mbetjeve në landfillin e vjetër. Ditën e sotme ato janë shuar.

Ndërkohë, javët e shkuara zjarre ka patur edhe në malin e Tomorrit.

Situata nuk ndihmohet nga temperaturat shumë të larta, por edhe mungesa e pajisjeve të duhura për shuarjen e flakëve nga zjarrfikësit.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>