Qeveria nuk do të japë shpërblime për këtë vit. Vendimi u mor në mbledhjen e qeverisë sot në mëngjes.
Kryeminstri Rama deklaroi se nuk do të shpërndahet për punojnësit fondi i shpërblimeve.
“Është një vendim që ndalon rreptësisht përdorimin e fondit të veçantë për vitin buxhetor për veprimtari social kulturore dhe shpërblime punonjësish në institucione për Vitin e Ri, ato që bëhen zakonisht.”
Rama shtoi se qeveria nuk ka detyruar askënd të japi kontribut nga rroga por kjo është lënë në dëshirën e vetë punonjësve.
“Refuzoj shpifjen tjetër që ne kemi detyruar gjithë punonjësit të japin lekë nga rroga se s’kemi lekë. Kjo është pavërtetë. Asgjë nuk është bërë në mënyrë detyruese. Të gjithë janë ftuar të japin kontribut vullnetar.”