Draft deklarata e Keshillit Evropian — Negocimet me Shqipërinë nuk hapen përpara qershorit 2019

Draft deklarata e Keshillit Evropian — Negocimet me Shqipërinë nuk hapen përpara qershorit 2019

BE ka vendosur qartë kundër hapjes së negociatave, por për të mos dekurajuar Shqipërinë ka parashtruar një rrugë dhe kalendar të ri për të ardhmen, i cili përfshin miratimin paraprak të vendimit nga parlamentet e vendeve anëtare (vendet të cilat e kërkojnë) dhe pastaj miratimin nga Këshilli Europian në mbledhjen e qershorit 2019.

Fillimi praktik i negociatave do të bëhet në fund të vitit 2019 me takimin e parë mes Shqipërisë dhe përfaqësuesve të Komisionit Europian.

Është e qartë që çdo gjë do të jetë sërish subjekt i vlerësimeve dhe vendim-marrjeve nga e para.

Draft deklarata e Këshillit Europian që është propozuar të miratohet në Samitin e 28-29 qershorit:

Këshilli vëren se vendimi për hapjen e engociatave për pranimin e Shqipërisë do të jetë subjekt i procedurave parlamentare të vendeve kombëtare dhe konfirmimit nga Këshilli Europian dhe pastaj do të pasohet shpejt me Konferencën Ndërqeveritare në fund të vitit 2019, në varësi të përparimit të bërë, Këshilli nënvizon se vlerësimi i përparimit duhet të përfshijë rezultate të mëtejshme të prekshme dhe të qëndrueshme veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit. Në lidhje me zgjedhjet, Këshilli i kushton rëndësi të veçantë që Shqipëria të trajtojë rekomandimet e papërmbushura ende të OSBE/ODHIR-it. Këshilli i jep rëndësi të veçantë që Shqipëria të vazhdojë përpjekjet për uljen e numrit të aplikimeve qartë të paabazë për azil dhe i kërkon Komisionit që të merret në kosndieratë edhe ky tregues.

Më përpara, teksti i draft deklaratës thekson kushtet që i janë vënë Shqipërisë për të arritur hapjen e negociatave në fund të vitit 2019:

Këshilli nënvizon nevojën jetike të Shqipërisë për të forcuar më tej përparimin e bërë në reformën për drejtësi, veçanërisht përmes vetingut, dhe për të dhënë rezultate të mëtejshme konkrete në luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet dhe në luftën kundër krimit të organizuar, veçanërisht kultivimit dhe trafikimit të drogës, duke ruajtur dhe thelluar ritmin e reformave. Kjo përfshin:

– përparimin e mëtejshëm të procesit të ri-vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, veçanërisht të dosjeve prioritare, dhe përfundimin e krijimit të të gjitha strukturave të pavarura të drejtësisë sikurse janë parashikuar në reformën Kushtetuese;

– përfundimin e krijimit të trupave të specializuara, pikërisht të SPAK-ut dhe të Byrosë të Hetimit dhe Gjykatave;

-fuqizimin e arritjeve konkrete të hetimeve proaktive, persekutimeve dhe dënimeve përfundimtare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshi më nivelet e larta.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>