Policia e Durrësit arrestoi një person për vënien të lëndës eksplozive në një lokal, të mërkurën. Sipas njoftimit, lënda eksplozive u vendos mbi tarracën e një godine trekatëshe, objekt biznesi, në pronësi të shtetasit J. D., në lagjen nr. 14 Durrë, shtetasi G. M., 44 vjeç, banues në Shijak.
Policia arrestoi edhe menaxherin e lokalit në pronësi të autorit shtetasin B. Z., 34 vjeç, banues në Shetaj, Durrës. Gjithashtu, u sekuestruan edhe një armë zjarri pistoletë, me një karikator me 7 fishekë luftarakë.