Venecia: Ndryshimet kushtetuese nuk prekin rezultatin e zgjedhjeve

Nga Exit News
Venecia: Ndryshimet kushtetuese nuk prekin rezultatin e zgjedhjeve

Komisioni i Venecias, në opinionin paraprak të botuar të mërkurën, u shpreh se tri ndryshimet e Kushtetutës për hapjen e listave, vendosjen e një pragu kombëtar dhe ndryshimin e formulës së koalicioneve nuk do të sjellin ndryshime thelbësore në rezultatin e zgjedhjeve.

KV argumenton kështu:

Për garimin me lista të hapura:

Disa bashkëbisedues të Komisionit të Venecias dhe ODIHR konsideruan se ky ndryshim nuk do të kishte një ndikim të madh në rezultatin e zgjedhjeve.

Ndërsa efektet e këtij ndryshimi duhet të vlerësohen, duket se kjo risi nuk duhet të konsiderohet si një ndryshim thelbësor.

Ky ndryshim do të ndikojë sjellen e zgjedhësve dhe do të ketë një ndikim në fushatën zgjedhore.

Për vendosjen e pragut kombëtar:

Nuk ka asnjë ndryshim thelbësor me zëvendësimin e pragut nga 3% (parti) ose 5% (koalicione) në nivel rajonal në 1% në shkallë vendi (neni 162 (1) i Kodit Zgjedhor).

Në zonat elektorale të vogla vepron pragu natyror, ç’ka e bënë të paefekshëm vendosjen e pragut kombëtar.

Ky prag mund të ndikojë vetëm për kandidatët e pavarur dhe parti që përfaqësojnë pakica kombëtare (të vogla, të përqendruara). Një përjashtim për këtë të fundit mund të merret në konsideratë pas zgjedhjeve të vitit 2021.

Për ndryshimi i mënyrës së koalicioneve parazgjedhore:

Nuk ka gjasa që kjo të çojë në ndryshime në caktimin e një numri të madh vendesh. Sidoqoftë, në një garë të ngushtë elektorale, ndryshime të tilla mund të jenë vendimtare për marrjen e shumicës së vendeve në Parlament.

Duhet të theksohet se, në vitin 2017, rregulli mbi koalicionet nuk u zbatua pas një marrëveshje politike konsensuale, kështu që në praktikë asnjë ndryshim i vërtetë nuk do të ndodhë në zgjedhjet parlamentare.

Termi koalicion u hoq nga neni 68 i Kushtetutës, por ai qëndron në nenin 96 (1) të Kushtetutës, i cili parashikon që, “[në] fillimin e një legjislature, si dhe kur vendi i Kryeministrit është vakant, Presidenti i Republikës emëron Kryeministrin me propozimin e partisë ose koalicionit të partive që ka shumicën e vendeve në Kuvend ”. Në rast refuzimi, Presidenti duhet të caktojë një Kryeministër tjetër. Nga diskutimi i zhvilluar me aktorët shqiptarë, nuk duket se një “koalicion partish” në nenin 96 të Kushtetutës ka të njëjtin kuptim si në Kodin Zgjedhor.

Do të ishte e përshtatshme të bëhej e qartë kjo para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021, ndoshta me një marrëveshje politike.

Në këto kushte, është e dyshimtë nëse ndryshimet në rregullat për koalicionet, sikurse parashikoheshin në versionin e mëparshëm të Kodit, të mund të konsiderohen si një ndryshim thelbësor.

Gjithashtu, Komisioni i Venecias dhe ODIHR në lidhje më kushtetueshmërinë e parlamentit argumentuan se:

“Fakti që Parlamenti nuk është i përbërë nga numri i plotë i anëtarëve, 122 nga 140 deputetë, nuk është në vetvete problematik në funksion të standardeve ndërkombëtare, duke pasur parasysh se ai funksionon në përputhje me kuorumin e përcaktuar me Kushtetutë”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>