Venecia mbështet Metën: Refuzimi i Vorpsit dhe emërimi i Xhaferllarit në Gjykatën Kushtetuese veprime të ligjshme

Nga Exit News
Venecia mbështet Metën: Refuzimi i Vorpsit dhe emërimi i Xhaferllarit në Gjykatën Kushtetuese veprime të ligjshme

Komisioni i Venecias (KV) i ka dhënë të drejtë Presidentit Meta ne të gjitha veprimet e tij dhe ka rrëzuar veprimet e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi në lidhje me konfliktin për emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese (GJK).

Komisioni i Venecias ka hartuar të premten paradite më 29 maj, draft opinionin e përgatitur nga katër anëtarë, i cili do t’i kalohet për votim në sesion plenar Komisionit në ditët e ardhshme. Opinioni është hartuar me kërkesë të Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi.

Exit News ka lexuar dokumentin e plotë që i është dërguar Kuvendit për koment nga Komisioni i Venecias.

Draft opinioni shprehet se, nën dritën mungesës së qartësisë së procedurave dhe të rrethanave të vecanta të krijuara për emërimin e kandidatit të dytë të GJK që i takonte Presidentit, ka qenë i ligjshëm dhe i justifikuar pezullimi nga Presidenti i procedurës së emërimit të kandidatit, sikurse pastaj refuzimi  e vendimit të KED për të emëruar automatikisht Arta Vorpsin duke mos i dhënë asaj të drejtën të botohet, dhe emërimi dhe betimi në këtë pozicion i Marsida Xhaferllarit.

Në pikën 99 të draft opinioni i Komisioni i Venecias shprehet se:

“Ndërsa një pezullim i tillë [i procedurës së emërimit para skadimit të afatit 30 ditor që i jepet Presdentit për emërimin] nuk parashiohet nga ligji, ai ishte reagim ndaj gjendjes së pasigurisë ligjore, që nuk mund të zgjidhej në mungesë të Gjykatës Kushtetuese. Pezullimi tregoi se Presidenti ende dëshironte të ushtronte fuqinë e tij të emërimit që ai gëzon nën Kushtetutë dhe kjo konfirmohet nga emërimi prej tij i një kandidati menjëherë pas zgjedhjes së kandidatit nga Kuvendi.

Në këto rrethana, nuk ekzistonte ratio legis, [arsyeja pas ligjit] e klauzolës së zgjedhjes automatike [të të parit të listës së KED-it nëse Presidenti nuk zgjedh mbas 30 ditësh], dhe duket i justifikuar pranimi i vonuar i kandidatit të dytë nga Presidenti.

Për këtë arsye, duket e justifikuar që Presidenti refuzoi të kryejë betimin e kandidatit të pretenduar si të emëruar automatikisht”.

Draft opinioni shprehet gjithashtu se betimi para Presidentit është i domosdoshëm, duke goditur tentativën për betim para noterit të Arta Vorpsit.

Në pikën 100, draft opinioni shprehet se, ndërsa është e paqartë nëse kërkesa kushtetuese që gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese të betohen para Presidentit për të nisur detyrën, është:

“një kërkesë thjesht formale apo nënkupton kompetencën e Presidentit për të kontrolluar zbatimin e rregulltë të rregullave të emërimit/zgjedhjes, është e qartë se betimi para Presidentit është një parakusht për të marrë detyrën”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>