Venezuela kërkon vullnetarë për vaksinën ruse të Covid-19

Nga Exit News
Venezuela kërkon vullnetarë për vaksinën ruse të Covid-19

Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro ka bërë thirrje për 500 vullnetarë për të testuar vaksinën e Covid-19 të prodhuar nga Rusia. “I pari që do të vaksinohet do jem unë. Unë do të shërbej si shembull”, tha ai më 16 gusht, disa ditë pas zbulimit të vaksinës nga Rusia, sipas BBC.

Qeveria e Venezuelës, e cila ka përfituar miliarda dollarë në kredi nga Rusia.

Maduro tha se Venezuela do të merrte pjesë edhe në tetsimet e vaksinës së prodhuar nga Kina, një tjetër vend ku Venezuela ka marrë borxh.

Venezuela ka më pak se sa 50,000 raste të regjistruara dhe 381 vdekje, por shumë mendojnë se shifrat mund të jenë edhe më të larta por qeveria po i fsheh ato.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>