100 mijë dozat e para të vaksinës së koronavirus të Rusisë, Sputnik V arritën në Venezuelë të shtunën, rapoton Reuters.
Në një postim në Twitter, Presidenti Nicolas Maduro tha se personeli mjekësor dhe shëndetësor do të ishte i pari që do të merrte vaksinën”, duke pasur parasysh ekspozimin e tyre ndaj COVID-19.
Vaksinat mbërritën në aeroportin ndërkombëtar të Caracas në një fluturim të veçantë nga Moska në linjat ajrore Conviasa, transportuesi shtetëror i Venezuelës, sipas burimeve të Reuters dhe pamjeve të transmetuara nga televizioni shtetëror VTV.
Përveç Sputnik V, shefi i misionit të Organizatës Shëndetësore Pan Amerikane tha javën e kaluar se midis 1.4 milion dhe 2.4 milion doza të vaksinës AstraZeneca Plc ishin rezervuar për Venezuelën.