Tom Ndreca, gjykatësi i Gjykatës së Lartë, rrezikon të mos kalojë vetingun. Në fund të hetimit administrativ, Komisioni i Pavarur i Hetimit ka gjetur pasaktësi në deklarimin e pasurisë së Ndrecës dhe i ka gjetur atij kontakte me persona të papërshtatshëm.
Sipas KPK-së: “Subjekti ka mungesë të ligjshme financiare për të justifikuar 1.3 milionë lekë”.
Po ashtu, Ndreca nuk ka deklaruar në formular 3 llogari bankare të familjes me vlere 100 mijë lekë.
Lidhur me pastërtinë e figurës, KPK ka hetuar kunatin e gjyqtarit dhe ka rezultuar se ai është arrestuar në vitin 2011 për prodhim dhe shitje narkotikesh.
Avokatja e gjyqtarit Mine Progonati tha se KPK nuk po respekton ligjin dhe po e interpreton atë saktë:
“Thoni që ka kontakte të papërshtatshme për kunatin e tij. KPK duhet të bëjë interpretim të saktë të ligjit. Kunati i gjyqtarit u kap si përdorues dhe çështja u pushua se kështu e thotë ligji. Pra ky njeri është i pafajshëm.”
Vendimi nëse Tom Ndreca do të vazhdojë të jetë pjesë e sistemit të drejtësisë do të merret javën e ardshme.