Verorja e Ditës së Verës pjesë e trashëgimisë së UNESCO-s

Verorja e Ditës së Verës pjesë e trashëgimisë së UNESCO-s

Që prej vitit 2017, verorja, filli bardh e kuq që vemë në dorë si shenjë për ardhjen e pranverës, është pjesë e trashëgimisë kulturore botërore të UNESCO-s.

Kërkesa për futjen e verores në listën e trashëgimisë kulturore jo materiale është bërë nga Romania, Bullgaria, Maqedonia dhe Moldavia, shtete që njësoj si Shqipëria e lidhin ritualin e verores – megjithëse me ndryshime të vogla, – me ardhjen e pranverës dhe rilindjen e natyrës.

Në disa prej kulturave, verorja vihet që më 1 Mars dhe hiqen më 14 Mars, që festohet dhe si Dita e Verës, ndërsa nëkultura të tjera, verorja vihet më 14 mars dhe hiqet kur shikohet “dallëndyshja e parë”.

Fillimet e këtij rituali mendohet se datojnë që nga Roma e lashtë, ku viti i ri festohej më 1 Mars, muaji i perëndisë së luftës Mars. Për këtë arsye mendohet se janë përzgjedhur dhe ngjyrat e bardhë dhe e kuqe: e bardhë për paqen dhe e kuqe për luftën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>