Jaeld Çela, Ish-drejtorin e policisë Vlorë u vetëdorëzua sot në Polici. Lajmin e bënë të ditur Neës 24. Ai ishte në kërkim nga Policia që prej nëntorit 2017.
Ish-drejtorin e Policisë u hetua nga prokuroria për trafik dhe favorizim të grupit Habilaj, sëbashku me ish-Ministrin e Brendshëm Tahiri.
Por, Gjykata e deklaroi atë të pafajshëm për këto akuza, por fajtor për shpërdorim detyre. Për këtë ai u dënua me 5 vite burg, por që me gjykim të shkurtuar dënimi përfundimtar i shkoi në 3 vite e 4 muaj.
Jaeld Cela, sipas prokurorisë lidhej me tre ngarkesa të trafikuara drejt Italisë, por të cilat qenë kapur nga autoritetet:
• 25 tetor 2013 – 1,650 kilogramë kanabis në Augusta.
• 27 shkurt 2014 – 289,7 kilogramë kanabis në Palagonia.
• 29 korrik 2014 – 293,5 kilogramë kanabis në Katania.
Përveç Jaeld Çelës, të akuzuar për narkotrafik kanë qenë edhe Gjergji Kohila ish-shef i sektorit kundër krimit të organizuar në Vlorë dhe Sokol Bode, ish-shef i policisë kufitare në Dhërmi, të cilët ende janë në kërkim nga policia.