Vetëflijimi i nënës dhe dy vajzave, e mbijetuara del nga spitali

Nga Exit News
Vetëflijimi i nënës dhe dy vajzave, e mbijetuara del nga spitali

E mbijetuara e  ngjarjes në Kombinat ku nënë e bijë u vetflijuan për shkak të besimit fetar, B.J ka dalë nga spitali ku po kurohej.

Sipas Shqiptarja.com, gjendja shëndetësore e saj është përmirësuar dhe ajo gjendet tek të afërmit e saj. Ajo do të vazhdojë të mbetet nën vëzhgim nga mjekët.

Më 2 korrik, nënë e bijë Zh.J dhe A.j, 56 dhe 33 vjeç, u gjetën të vetëflijuara në shtëpinë e tyre në Kombinat, ndërsa vajza tjetër, B.J,  34 vjeç ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Të treja ishin pjesë e Dëshmitarëve të Jehovait, sekt i cili beson dhe predikon ringjalljen pas vdekjes. Ky fakt u vërtetua dhe nga dëshmia e së mbijetuarës, për të cilin Exit shkroi se publikimi i saj është në shkelje të të drejtave të njeriut.

Për këtë ngjarje Prokuroria nisi hetim ndaj të gjitha sekteve fetare.

Për të lexuar më shumë për ngjarjen klikoni këtu.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>