Vetëm 1 kontenier i sekuestruar në 24 muaj me mallra të falsifikuara

Nga Alice TaylorDogan
Vetëm 1 kontenier i sekuestruar në 24 muaj me mallra të falsifikuara

Qeveria shqiptare ka sekuestruar vetëm një kontenier të mallrave të falsifikuara në vitin 2019, dhe asnjë sekuestrim për vitin 2020. Të dhënat u konfirmuan nga institucionet përkatëse pas një kërkese për informim nga Exit Neës.

Ata thanë se më 2 Prill 2019, Dogana e Portit të Durrësit sekuestroi një kontejner të ardhur nga Kina me veshje, çanta, portofola, syze dielli dhe rripa me emra të markave të ndryshme të falsifikuara.

Konfiskimi i kontejnerit u krye në bashkëpunim me Drejtorinë Kundër Kontrabandës dhe Drejtorinë për Mbrojtjen e Pronës Intelektuale.

Si një vend kandidat për në BE, Shqipëria ka detyrimin të luftojë importin, shpërndarjen dhe shitjen e mallrave të falsifikuara.

Rregullat e BE mbrojnë të drejtat e pronësisë intelektuale, të drejtat e autorit, markat tregtare, modelet, shpikjet dhe produktet farmaceutike.

Delegacioni i BE-së në Tiranë vuri në dukje se raporti i progresit i vitit 2020 për Shqipërinë thekson se vendi është “mesatarisht i përgatitur” për të mbrojtjen e të drejtave të pronës intelektuale.

Ata vunë re se përparim i kufizuar ishte bërë në vitet e mëparshme, veçanërisht në drejtim të përafrimit të legjislacionit me BE-në.

Doganat, sipas raporti të BE-së ndaluan tregtimin e rreth 23,440 produkteve të dyshuar të falsifikuara.

Gjithashtu, BE deklaroi se “numri i lartë i produkteve të falsifikuara në vend mbetet një shqetësim”.

Që nga nëntori i vitit 2020, BE ka dhënë 347,000 EURO gjatë 12 muajve për forcimin dhe zbatimin e për mbrojtjen e të drejtave të autorit.

Qëllimi i këtij projekti është të ndihmojë Shqipërinë të përputh legjislacionin me praktikat dhe standardet më të mira të BE-së.

Por, fakt mbetet që mallrat e falsifikuara gjenden në shumë dyqane, në stendat e tregut dhe në internet në Instagram dhe Facebook.

Është e lehtë për të blerë çanta dore të rreme, veshje sportive, syze dielli, parfum dhe këpucë në çdo lagje të qytetit.

Në një shëtitje të shkurtër përgjatë Bulevardit Bajram Curri pranë rrugës Ali Demi, Exit pa 12 dyqane që shisnin mallra të falsifikuara në një shtrirje prej 1 kilometri.

E njëjta situatë paraqitet në tregun Cam, Rrugën Bardhyl, madje edhe në zonën përreth Ambasadës Amerikane. S

ende të ngjashme mund të gjenden tek Blloku në Rruga Vaso Pasha, Rruga Sami Frasheri dhe në dyqane të ndryshme në të gjithë zonën e Komuna Parisit.

Një palë atlete “Nike”, mund të blihen për 3000 lekë (25 EUR) dhe një portofol “Louis Vuitton” për vetëm 2500 lekë (20 EUR). Syzet e diellit “RayBan” gjithashtu mund të blihen për 1500 lekë (12 EUR).

Këto dyqane kërkojnë një furnizim të vazhdueshmë nga jashtë, por pavarësisht kësaj doganat nuk kanë sekuestruar asnjë kontenier.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>