Vetëm dy kandidatë aplikojnë për vendin e lirë në KLGJ

Vetëm dy kandidatë aplikojnë për vendin e lirë në KLGJ

Gjykata e Lartë njoftoi sot se vetëm dy kandidatë kanë aplikuar  për vendin e parashikuar për një gjyqtar nga një gjykatë apeli jashtë Tiranës, në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Dy kandidatët janë: Brikena Ukperaj, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Vlorë, anëtare e Këshillit të Emërimeve të Drejtësisë të vitit 2017, e cili e kaloi vetingun më 25 qershor; dhe Luan Dervishi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkodër, i cili pret të përballet me KPK-në si kandidat për Gjykatën Kushtetuese.

Gjykata e Lartë publikoi thirrjen për kandidatët shtesë më 31 korrik, kur u bë e qartë se jo mjaftueshëm kandidatë e kishin kaluar me sukses vetingun. Kjo shpallje për aplikime ishte e diskutueshme, pasi shkelte procedurat e formimit të KLGj-së. Dy javë më parë, Ambasada e SHBA e mbështeti këtë shpallje, duke i bërë thirrje në faqen e saj të internetit “gjyqtarëve të ndershëm, patriotë ” për të kandiduar.

Tani që ky proces ka përfunduar dhe është zbuluar se të dy kandidatët vijnë nga i njëjti grup magjistratësh që kanë aplikuar dhe për poste të tjera, duket qartë se instalimi i organeve të reja të sistemit të drejtësisë po i ngjason gjithnjë e tepër një loje të rrëmujshme ku secili po mundohet të kapë një post.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>