Vetëvendosja ankimon në Gjykatën Supreme përjashtimin e Kurtit nga lista e kandidatëve

Nga Exit News
Vetëvendosja ankimon në Gjykatën Supreme përjashtimin e Kurtit nga lista e kandidatëve

Lëvizja Vetëvendosje dorëzoi sot ankesën në Gjykatën Supreme lidhur me vendimin e PZAP-së që la kreun e saj Albin Kurti jashtë listave të kandidatëve.

Përfaqësuesi ligjor i Lëvizjes, Blerim Sallahu pas dorëzimit të ankesës në prononcimin për media ritheksoi edhe njëherë se “kandidatët e përjashtuar nga lista jonë janë subjekt i një padrejtësie të shkaktuar nga vendimet  e KQZ-së dhe PZAP-së, kështu që është e arsyeshme që të pritet korrigjim nga Gjykata Supreme.”

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) pranoi pjesërisht ankesat e partive politike në Kosovë mbi certifikimin e listës së kandidatëve.

Sipas pikës 1 të vendimit të PZAP, Albin Kurti dhe 4 kandidatë nga lista e Vetëvendosjesjanë lënë jashtë kandidimit.

KQZ në Kosovë nuk ka certifikuar listën e kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës pasi nuk kishin zëvendësuar kandidatët që KQZ njoftoi se janë të papërshtatshëm sipas ligjit për të kandiduar në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Sipas ligjit, ata persona që janë dënuar për një vepër penale në 3 vitet e fundit, nuk mund të kandidojnë për deputet.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>