Vetëvendosja kërkon largimin e qeverisë Hoti: Vendi në krizë humanitare

Nga Exit News
Vetëvendosja kërkon largimin e qeverisë Hoti: Vendi në krizë humanitare

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar largimin e qeverisë Hoti pasi me keqmenaxhimin që po i bën pandemisë së Covid-19, po e çon vendin drejt një krize humanitare.

një postim në Facebook, partia e ish-kryeministrit Kurti shkruan se:

“Qeveria që nuk po di të menaxhojë me pandeminë po e çon vendin drejt katastrofës humanitare. Këta duhet të largohet në mënyrë që të qeverisin me vendin ata që e dëshmuan se mund ta menaxhojnë suksesshëm pandeminë dhe ekonominë e vendit.”

Vetëm dy ditët e fundit në Kosovë kanë humbur jetën 31 pacientë me Covid-19, ndërsa që prej fillimit të pandemisë numri i viktimave ka arritur në 236.

Po ashtu, rritja e numrit të pacientëve me koronavirus që kanë nevojë për trajtim spitalor është rritur ndjeshëm javët e fundit, duke bërë që shumica e spitaleve të kenë arritur kapacitetet maksimale.

Prej 3 888 të infektuarve ende aktivë, 599 prej tyre janë të shtuar në spitale: 257 janë të shtrirë në klinikat e Qendrës Klinike Universitare dhe 342 në spitalet rajonale.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>