Vetëvendosja kërkon menaxhimin publik të Rrugës së Kombit

Nga Exit News
Vetëvendosja kërkon menaxhimin publik të Rrugës së Kombit

Boiken Abazi përfaqësuesi i lëvizjes vetëvendosja në Tiranë ka kërkuar “anulimin e menjëhershëm të kontratës koncesionare për mirëmbajtjen e “Rrugës së Kombit”, duke argumentuar se gjendja e fatkeqësisë natyrore e bën të mundur ligjërisht këtë politikë.

Në një status në Facebook, Abazi  ka kërkuar heqjen e taksës së Rrugës së Kombit  “në këtë krizë të thelluar shëndetësore dhe ekonomike” duke theksuar se rënia e turizmit nuk justufikon një tarifë 10 Euro vajtje-ardhje për bashkatdhetarët kosovarë që janë motorri i zhvillimit turistik të vendit.

Ai ka kërkuar krijimin e “një ndërmarrjeje publike për mirëmbajtjen e “Rrugës së Kombit”, e cila duhet te aplikojë një tarifë minimale për të mbuluar shpenzimet e mirëmbajtjes së rrugës.

Ai ka propozuar shtrirjen e menaxhimit shtetëror në të dy anët e kufirit në koordinim me qeverinë e Kosovës për të ndarë kostot e mirëmbajtjes së rrugës në të dy anët e kufirit.

Abazi është shprehur se një masë e tillë është e nevojshme ekonomikisht, por edhe e drejtë për interesat kombëtare.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>