Vetëvendosja prezanton kandidatët në Tiranë e Lezhë

Nga Exit News
Vetëvendosja prezanton kandidatët në Tiranë e Lezhë

Bojken Abazi, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, do të jetë kandidat për deputet në qarkun e Tiranës.

Ndërsa në qarkun e Lezhës, Vetëvendosja do të propozojë si kandidat Iliaz Shehun, pedagog dhe activist.

Njoftimi u bë nga vetë Vetëvendosja përmes një deklarate për shtyp, mesditën e së enjtes.

Një ditë më parë, Vetevendosja njoftoi se do të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit.

Nuk dihet ende nëse Tirana dhe Lezha do të jenë të vetmet qarqe, apo LVV do të ketë kandidatë dhe në zona të tjera.

VV-ja në Shqipëri ka thënë se angazhimi i tyre në zgjedhje synon të ofrojë një alternativë në mënyrë që shqiptarët të mos ndihen të detyruar të largohen.

VV u shpreh se qytetarët kanë të drejtë të bëhen bashkë për të propozuar ato kandidatë, të cilët mendojnë se i përfaqësojnë të drejtat e tyre.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>