Vetëvendosja shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatë për deputetë

Nga Exit News
Vetëvendosja shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatë për deputetë

Lëvizja Vetëvendosje njoftoi të dielën se ka shpallur zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputete për zgjedhjet e 14 shkurtit.

LVV sqaroi se të gjithë anëtarët e Lëvizjes të interesuar për të kandiduar në këto zgjedhje duhet të paraqesin deklaratën e kandidaturës me dokumentacionin shoqërues brenda 48 orëve.

Në njoftimin e LVV thuhet:

 “Në secilën Qendër të Lëvizjes VETËVENDOSJE! janë ngritur Komisionet Zgjedhore të Qendrave, ku anëtarët e interesuar mund të drejtohen për çdo informacion të mëtejshëm.

Me besimin e plotë në vlerat e demokracisë sonë të brendshme dhe në respektim të Statutit, ky proces synon të çojë përpara kandidatet dhe kandidatët më të përgatitur për fitoren plebishitare të Lëvizjes VETËVENDOSJE.”

Presidentja në detyrë Vjosa Osmani vendosi datën 14 shkurt si datë për zgjedhjet.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>