Mblidhet parlamenti i Kosovës, Glauk Konjufca i LVV zgjidhet kryetar

Nga Redaksia
Mblidhet parlamenti i Kosovës, Glauk Konjufca i LVV zgjidhet kryetar

Parlamenti i Kosovës zhvilloi sot seancën e parë pas zgjedhjeve të parakohshme të tetorit. Deputetet zgjodhën kryetar parlamenti Glauk Konjufcën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kjo është legjislatura e shtatë e parlamentit të Kosovës, i cili ka 120 deputetë.

Pas betimit të deputetëve, Lëvizja Vetëvendosje propozoi kandidaturën e Glauk Konjufcës për kryetar. Ai u votua me 75 vota pro dhe 27 kundër.

Nënkryetarë të parlamentit u zgjodhën Kujtim Shala nga LDK, Arbërie Nagavci nga Vetëvendosje dhe Memli Krasniqi nga PDK.

Posti i kryeparlamentarit ishte një nga pikat e diskutuara gjatë bisedimeve për marrëveshjen qeverisëse mes LDK-së dhe Vetëvendosjes.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>