Vetëvendosja zyrtarizon Albin Kurtin si kandidat për deputet në Prishtinë

Nga Exit News
Vetëvendosja zyrtarizon Albin Kurtin si kandidat për deputet në Prishtinë

Lëvizja Vetëvendosje, dega në Prishtinë ka zgjedhur kandidatët për deputetë në zgjedhjet e ardhshme, mes 8 emrave është dhe kreu i LVV Albin Kurti, raportojnë mediat e Kosovës.

Emrat e tjerë të propozuar janë: Liburn Aliu, Arben Vitina, Xhelal Sveçla, Glauk Konjufca, Fitore Pacolli, Albulena Haxhiu dhe Hatixhe Hoxha.

Lajmin e ka konfirmuar edhe aktivisti i LVV Atdhe Arifi parmes një postimi në Facebook.

Afati për të dërguar emrat e propozuar në KQZ është deri të shtunën.

Ndërkohë KQZ ka njoftuar se identifikimi i votuesve të infektuar me COVID-19 do të kryhet 2 shkurt deri në 11 shkurt.

Certifikimi i Listës Përfundimtare të Votuesve do të bëhet më 2 shkurt.

Emërimi i Anëtarëve të 38 Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve do të kryhet nga 15 janari deri më 16 janar.

Fushata e zgjedhjeve nis më 3 shkurt dhe përfundon më 12 shkurt, ndërkohë që sipas datës së vendosur nga presidentja në detyrë Vjosa Osmani zgjedhjet do të mbahen në 14 shkurt.

Po ashtu KQZ ka vendosur që të kufizojë shpenzimet e partive politike për fushatë zgjedhore.

Koalicione parazgjedhore në KQZ janë regjistruar vetëm dy ndërkohë që afati i fundit ishte të martën.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme