Vetëvendosje, Kushtetusja dhe KQZ po tentojnë të ndalojë Qeverinë Kurti 2

Nga Exit News
Vetëvendosje, Kushtetusja dhe KQZ po tentojnë të ndalojë Qeverinë Kurti 2

Lëvizja Vetëvendosje e ka quajtur vendimin për ndalimin e kandidimit të personave të dënuar në 3 vitet e fundit, si “përpjekjen e fundit të organizuar për të parandaluar Qeverinë Kurti 2”.

Zëdhënësi për shtyp i LVV-së Përparim Kryeziu akuzoi, të premten, Gjykatën Kushtetuese dhe KQZ-në se po tenton që të godasë Vetëvendosjen përmes vendimeve të ndikuara politikisht.

Në një postim në Facebook, Kryeziu shkruan se vendimi i Kushtetueses në vitin 2020, ‘vendosi një standard arbitrar sipas së cilit pretendohet se askush që është dënuar me vepër penale në tre vjetët e fundit, pavarësisht veprës, nuk mund të kandidojë për deputet.’

“2021 – KQZ, përkundër se në zgjedhjet e kaluara kishte konstatuar se ajo nuk ka asnjë të drejtë t’ia mohojë kandidimin askujt që nuk ka vendim plotësues, sipas së cilit i merret e drejta e kandidimit, sot shpreh gatishmëri që mos t’i certifikojë kandidatët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! ndonëse asnjëri prej tyre nuk ka vendim plotësues që shprehimisht ia mohon këtë të drejtë,” shkroi Kryeziu.

Pavarësisht vendimeve politike, Kryeziu deklaroi se në Kosovë ka ardhur koha për ndryshim dhe këtë nuk mund ta ndalë askush:

“Kjo çka po ndodh sot është përpjekja e fundit e organizuar për të parandaluar Qeverinë Kurti 2. Por përball tyre është ndryshimi të cilit i ka ardhë kohë. E asgjë e askush nuk mund t’i dalë ballë diçka të cilës i ka ardhur koha. Prandaj kot e kanë.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>