Lëvizja Vetëvendosje nuk do të ndryshojë listën e kandidatëve të saj, edhe pas vendimit të Gjykatës Supreme për të mos lejuar kandidimin e Albin Kurtit dhe dy të tjerëve.
Në një deklaratë për KosovaPress, të dielën, Kurti deklaroi:
“Ne do të garojmë me listën tonë. Lista jonë do të ketë 110 kandidatë edhe ne do të fitojmë. Jo vetëm që do të dalim të parët, por shumicën popullore do të bëjmë shumicë parlamentare me 14 shkurt, e çdo ditë pas asaj dite.”
Në 29 janar, Gjykata Supreme e Kosovës vendosi të mos lejojë kandidmin në zgjedhjet e 14 shkurtit të Albin Kurtit, udhëheqësit të listës së Vetëvendosjes dhe kandidat për kryeministër, si dhe dy kandidatëve të tjerë.
Ata u përjashtuan nga gara pasi janë dënuar për një vepër penale në 3 vitet e fundit.
Albin Kurti u dënua për ‘përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm dhe për pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare’, në 3 janar 2018, nga gjykata e Prishtinës.
Më pas në shtator 2018, Gjykata e Apelit të Prishtinësla në fuqi dënimin e tij.
Sipas ligjit dhe vendimit të gjykatës, Kurtit i lejohet kandidimi pas 18 shtatorit 2021.