Një e moshuar nga Vlora është vetëvrarë të premten, sipas një njoftimi të policisë.
85 vjeçarja u gjet e varur në një pemë. Policia pohoi se nuk dyshojnë për ndonjë nxitje për ta kryer këtë veprim.
Gjatë gjashtë javëve të fundit, ka pasur një varg vetëvrasjesh ku katër persona janë vetëvrarë gjatë 24 orëve në qershor. Dy të tjerë kryen vetëvrasje vetëm dy ditë më vonë.
Nuk dihen ende shkaqet e vetëvrasjeve por ndërkombëtarisht, ekspertët kanë ngritur alarmin në lidhje me pandeminë COVID-19, pasojat dhe implikimet që ajo ka në shëndetin mendor.
Izolimi dhe vështirësitë sociale dhe ekonomike që kanë rezultuar prej tij po kontribuojnë në një rritje globale të sëmundjeve të lidhura me shëndetit mendor dhe vetëvrasjeve.
Shqipëria ka pësuar një rënie ekonomike nga pandemia dhe parashikohet të zhytet në një recesion të rëndë.