Veting, shkarkohet gjyqtarja e Apelit Shkodër, Hajrie Muçmata

Nga Stafi Exit
Veting, shkarkohet gjyqtarja e Apelit Shkodër, Hajrie Muçmata

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot nga detyra gjyqtaren e Apelit Shkodër, Hajrie Muçmata. Vendimi u dha nga trupi gjykues i përbërë nga Firdes Shuli, Alma Faskaj dhe Pamela Qirko.

ILDKPI kishte hartuar një raport negativ për zonjën Muçmataj. Sipas raportit gjyqtarja kishte fshehur pasurinë dhe kishte bërë deklarim jo të saktë të pasurisë.

Komisioni gjeti se gjyqtarja Muçmataj kishte mungesë burimesh financiare në vlerën 4.7 milionë lekë.

KPK konstatoi se bashkëshorti i zonjës Muçmataj kishte nënshkruar një kontratë me shënime të bëra me dorë, për blerjen e një apartamenti në Tiranë. Sipas KPK kjo kontratë ngrinte dyshime mbi vlerën reale të apartamentit.

Nga ana tjetër zonja Muçmataj nuk arriti të justifikonte me anë të dokumentacionit huatë e marra. Në lidhje me huanë e marrë për blerjen e apartamentit, KPK konstatoi se zonja Muçmataj e kishte marrë atë pasi kishte blerë apartamentin. Sipas deklaratave vjetore ajo nuk kishte burime financiare të mjaftueshme për blerjen e tij.

Trupi gjykues konstatoi se zonja Muçmataj kishte deklaruar në mënyrë kontradiktore blerjen e një lokali. Filimisht ajo kishte pretenduar pagesën e lokalit me një pjesë të një kredie bankare, por më pas kishte ndryshuar qëndrim kur rezultoi se kjo kredi ishte përdorur për të shlyer një borxh prej 3 milion lekë ndaj një personi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>