Vetingu, 2 konfirmime në një javë

Nga Exit News
Vetingu, 2 konfirmime në një javë

2 magjistrantë janë konfirmuar  gjatë kësaj jave nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Të hënën, KPK konfirmoi  në detyrë gjyqtaren e Gjykatës së Kukësit, Alma Ahmeti. KPK nuk gjeti probleme në të trija kriteret e vlerësimit për gjyqtaren. Sipas ILDKPI gjyqtarja ka bërë një deklarim të saktë të të ardhurave të saj si dhe e ka të justifikuar pasurinë e saj.

Në lidhje me profesionalitetin dhe figurën, KPK nuk gjeti probleme dhe organet përkatëse kishin hartuar raport pozitiv për gjyqtaren Ahmeti.

Të martën u konfirmua në detyrë prokuroren e Tiranës, Marjeta Zaimi. Komisioni gjeti pasaktësi dhe mospërputhje si për kohën e pagesave ashtu edhe për vlerat e kësteve të paguara për një kredi të butë bankare prej 5 milionë lekësh. KPK gjeti se Zaimi nuk kishte deklaruar pagesën e këstit të tretë prej 23 mijë eurosh dhe as një ndihmë familjare për plotësimin e këtij kësti në vlerat e 8 mijë eurove dhe 250 mijë lekëve.

Komisioni gjeti dhe mospërputhje për deklarimet për çmimin e shitjes së apartamentit në Fier; fillimisht në vlerën e 3.1 milionë lekëve dhe më pas rreth 1.9 milionë lekë.

Në lidhje me profesionalitetin dhe figurën prokurorja u vlerësua pozitivisht.

Ndërkohë të enjten, Kolegji i Posaçëm i Apelimit përfundoi hetimet për ish gjyqtarin e Apelit, Alaudin Malaj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>