Vetingu, 40 vendime të KPK-së apelohen në KPA

Vetingu, 40 vendime të KPK-së apelohen në KPA

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit janë regjistruar 40 çështje. Ndër to — 13 vendime të KPK-së janë ankimuar nga Komisioneri Publik dhe 27 vendime të tjera janë ankimuar nga vetë subjektet e rivlerësimit. Deri më sot, KPA ka shqyrtuar 12 çështje dhe pritet të shqyrtojë 28 çështje të tjera. Kryesisht KPA ka lënë në fuqi vendimet e KPK-së, përveç:

Rrëzimit të 3 vendimeve të KPK-së për rifutjen në procesin e rivlerësimit të të prokurorëve dhe gjyqtarëve të dorëhequr nga sistemi i drejtësisë;

dhe

Shkarkimin e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, duke hedhur poshët vendimin e mëparshëm të KPK për rikonfirmim në detyrë. Vendimi i KPK-së për gjyqtarin Dedja u apeluan në KPA nga Komisioneri Publik.

KPA është hallka përfundimtare e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ndaj vendimit të dhënë nga Komisioni I Pavarur të Kualifikimit mund të bëhet ankim nga Komisioneri Publik ose vetë subjekti në KPA. Vendimi që merr ky Kolegj është I formës së prerë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>