Gjatë dy muajve , korrik dhe gusht, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka marrë 22 vendime ndër të cilat 9 janë shkarkime nga detyra, 10 konfirmime në detyrë.
Gjatë këtyre dy muajve janë përballur me vetingun 22 magjistrantë ndër të cilët 17 gjyqtarë dhe 5 prokurorë ndër të cilët:
–Janë shkarkuar 7 gjyqtarë dhe janë konfirmuar 8
–Janë shkarkuar 2 prokurorë dhe janë konfirmuar 2
Një prokuror dhe një gjyqtar kanë dhënë dorëheqjen ndërsa për një gjyqtar KPK ka pezulluar procesin.
Procesi i vetingut pritet të rifillojë në shtator.