Vetingu, del përpara KPK kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja

Vetingu, del përpara KPK kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja

Bashkim Dedja, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, do të përballet sot me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, në kuadër të procesit të vetingut.

Trupa gjykuese e Zotit Dedja përbëhet nga Valbona Sanxhaktari, Roland Ilia dhe Xhensila Pine.

Bashkim Dedja e ka nisur karrierën si gjyqtar në gjykatën e rrethit Tiranë në vitin 1993. Në 1996-ën u transferua në Gjykatën e Apelit Tiranë, ku punoi deri në vitin 1998. Më pas, Zoti Dedja punoi si gjyqtar në Gjykatën e Apelit Durrës deri në vitin 2010. Në Gjykatën Kushtetuese Gjyqtari Dedja u emërua anëtar në vitin 2010, ndërsa kryetar në vitin 2012.

Sipas analizës së deklaratave të pasurisë bërë nga BIRN, gjyqtari Dedja, në vitin 2003, zotëronte pasuri në vlerën 2,49 milionë lekë. Ndërsa në vitin 2017, pasuria e familjes së gjyqtarit është rritur me rreth 17 herë dhe ka arritur vlerën e 43,2 milionë lekëve.

Gjykata Kushtetuese është institucioni që deri më tani është “goditur” më rëndë nga procesi i vetingut. Nga nëntë anëtar gjithsej vetëm një e ka kaluar vetingun dhe është rikonfirmuar në detyrë.

Kështu, Vitore Tusha është e vetmja që vazhdon të jetë anëtare e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa Fatos LuloAltina Xhoxhaj dhe Fatmir Hoxha u shkarkuan nga detyra për mosjustifikim të pasurisë.

Besnik Imeraj, Sokol Berberi dhe Vladimir Kristo dhanë dorëheqjen përpara se të fillonte vetingu.

Pas Kryetarit Bashkim Dedja, mbetet dhe anëtari Gani Dizdari për tu përballur me KPK-në.

 

Lajme te ngjashme