Vetingu, kandidati për KED Gentian Medja nuk ka fshehur pasurinë

Vetingu, kandidati për KED Gentian Medja nuk ka fshehur pasurinë

Gjyqtari Gentian Medja, kandidat për Këshillin e Lartë të Emërimeve,u përball sot me KPK-në, në kuadër të procesit të vetingut.

Gjyqtari Medja e ka nisur karrierën në vitin 2004, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Që prej vitit 2013, ai është gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

Seanca e Zotit Medja u zhvillua nga Roland Ilia, Xhensila Pile dhe Firdes Shuli. KPK nuk gjeti shkelje në deklarimin e pasurisë së gjyqtarit.

Bazuar në analizën e pasurisë, publikuar nga BIRN, pasuria e gjyqtarit Medja, në vitin 2004, ishte në vlerën e 414 mijë lekëve dhe përbëhej nga një shtëpi e privatizuar për 14 mijë lekë në vitin 1994 dhe nga 400 mijë lekë kursime cash.

Në fund të vitit 2017, pasuria e gjyqtarit Medja ka arritur në vlerën e 4,1 milionë lekëve, duke u dhjetëfishuar. Sot gjyqtari ka në pronësi të nëjtin apartament 65 metër katrorë, një makinë me vlerë 250 mijë lekë, kursime në bankë në vlerën e 2,5 milionë lekëve dhe 1,35 milionë lekë kursime cash.

Lidhur me pastërtinë e figurës, DSIK raportoi se gjyqtari Medja është i përshtatshëm për detyrën dhe nuk ka lidhje me persona të dyshimtë.

Megjithëse me shumë gjasa gjyqtari Medja do të konfirmohet në detyrë, vendimi përfundimtar nga KPK do të merret në ditët në vijim.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>