Vetingu, DSIK kërkon shkarkimin e gjyqtarit Ilir Toska

Vetingu, DSIK kërkon shkarkimin e gjyqtarit Ilir Toska

Gjyqtari i Apelit Ilir Toska është i pari anëtar i sistemit të drejtësisë që përballet me vetingun, për të cilin Drejtoria e Sigurisë dhe Informacionit të Klasifikuar (DSIK) kërkon shkarkimin nga detyra.

Gjyqtari Toska u përball sot me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe DSIK, e cila vlerëson nëse në të shkuarën gjyqtari ka pasur kontakte apo bashkëpunim me kriminelë, e ka vlerësuar si të papërshtatshëm për vazhdimin e punës zotin Toska. Në dosjen e DSIK-ja janë përfshirë dhe gjashtë ankesa nga qytetarët për vendimet e gjyqtarit Toska.

Por KPK u shpreh se pas hetimeve administrative të saj, përfundimet e DSIK nuk qëndrojnë.

Për sa i përket deklarimit të pasurisë, KPK u shpreh se Ilir Toska nuk ka bërë deklarim të rremë pasurie dhe se nuk ka pasuri të fshehura:

ILDKPI ka dorëzuar një raport pozitiv për subjektin.  Nga hetimi i pavarur dhe i thelluar i komisionit konstatohet se subjekti pas verifikimit rezulton se ka vetëm një apartament 83 m2 në Tiranë në vlerë 50 mijë euro. Nuk rezulton se Ilir Toska ka pasuri të fshehura.

Vendimi për konfirmimin ose jo në detyrë të gjyqtarit Toska do të merret nesër.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>