Vetingu, gjyqtari Edmond Islamaj konfirmohet në detyrë

Vetingu, gjyqtari Edmond Islamaj konfirmohet në detyrë

Gjyqtari i gjykatës së Lartë Edmond Islamaj u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Vendimi u dha sot nga trupa gjykuese e përbërë nga Suela Zhegu, Pamela Qirko, Genta Tafa (Bungo).

Sipas hetimit administrative të KPK, pasuria e gjyqtarit Islamaj ishte vënë në mënyrë të ligjshme, nuk ka fshehje të pasurisë apo deklarim të rremë. Po ashtu në dy kriteret e tjera, pastërtia e figurës dhe aftësitë personale, zoti Islamaj u vlerësua pozitivisht.

Pasuria e gjyqtarit Islamaj

Edmond slamaj ka një apartament banimi me sipërfaqe 81.57 metër katrorë në Durrës, tokë arë 1000 metër katrorë në Karpen, Kavajë, të blerë në vitin 2015.

Edmond Islamaj ka llogari bankare që prej vitit 2000, fillimisht me vlerë 5 mijë euro, llogari bankare të krijuar në vitin 2016 me gjendje 20 mijë euro.

Edmond Islamaj ka një autoveturë të vitit 2008, të blerë 3 mijë euro.

Gjatë seancës dëgjimore zhvilluar dy ditë më parë, gjyqtari Islamaj u shpreh:

“Pasuria ime është përfituar nga tashëgimnia, ndërkohë që jemi munduar ta zhvillojmë atë me të ardhurat tona dhe në përputhje me ligjin. Pasuria ime dhe e familjes sime, në thelb të saj është e gjitha e trashëguar nga gjyshërit.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>