Vetingu, gjyqtari i Apelit të Gjirokastrës Enton Dhimitri drejt konfirmimit në detyrë

Vetingu, gjyqtari i Apelit të Gjirokastrës Enton Dhimitri drejt konfirmimit në detyrë

Gjyqtari i Apelit të Gjirokastrës Enton Dhimitri u përball sot me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në kuadër të procesit të vetingut.

Gjatë seancës dëgjimore, KPK u shpreh se gjyqtari ka bërë deklarim të saktë të pasurisë dhe se ka burime të ligjshme financiare për të justifikuar pasurinë e tij.

Vendimi për konfirmimin ose jo në detyrë të gjyqtarit Dhimitri do ta marrë trupa e përbërë nga Xhensila Pine, Genta Tafa, Pamela Qirko, në ditët në vijim.

Enton Dhimitri e ka nisur karrierën në vitin 2004 në Gjykatën e Kurbinit dhe më pas është transferuar në gjykëtën e Gjirokastrës. Në vitin 2013, u emërua në gjykatën e Apelit të Gjirokastrës, funksion të cilin e mban dhe sot.

Gjyqtari Dhimitri është pjesë e listës prioritare të vetingut pasi është kandidat për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>