Gjyqtari Islamaj dhe prokurori Prençi drejt rikonfirmimit në detyrë

Gjyqtari Islamaj dhe prokurori Prençi drejt rikonfirmimit në detyrë

Gjyqtari i gjykatës së Lartë Edmond Islamaj dhe prokurori i Krimeve të Rënda Dritan Prençi duket se do të rikonfirmohen në detyrë, pasi KPK nuk ka gjetur shkelje në dosjet e tyre.

Nëse Edmond Islamaj dhe Dritan Prençi vazhdojnë detyrën në sistemin e drejtesisë, do të jenë të parët meshkuj që kalojnë procesin e vetingut.

Deri më tani vetëm gjyqtare dhe prokurore femra janë rikonfirmuar në detyrë.

Në fund të seancës së gjyqtarit Islamaj, relatorja e KPK Genta Tafa Bungo u shpreh se në deklaratën e Islamaj nuk ka fshehje të pasurisë apo deklarim të rremë.

Po ashtu dhe në fund të seancën së prokurorit të çështjes Tahiri dhe Sota, Dritan Prençit, relatorja e KPK-së Suela Zhegu deklaroi se nuk ka shkelje gjatë deklarimit të pasurisë dhe se burimet e të ardhurave janë të ligjshme.

Edmond Islamaj dhe Dritan Prençi e vlerësuan të rregullt procesin e vetingut dhe kërkuan rikonfirmimin në detyrë.

Për të dy rastet vendimet do të merren më 7 qershor.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>